Tharje higjienike dhe efikase – pa prekje të panevojshme
Letra për duar e palosur në formë Zik Zak është zgjidhja ideale për tharjen higjienike në ambiente me fluks të lartë përdoruesish.
E dizajnuar për t’u përdorur me dispenzorë automatikë ose manualë, kjo letër ofron shkëputje të lehtë, përdorim ekonomik dhe higjienë maksimale, pasi përdoruesi prek vetëm fletën e tij.
E përthithshme dhe e qëndrueshme, kjo letër është ideale për:
- Restorante dhe bare
- Banjo publike
- Qendra tregtare
- Zyrat dhe institucionet
- Klinika dhe ambiente shëndetësore
